Topi me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e “Euro 2020” është prezantuar edhe zyrtarisht nga ana e prodhuesit “Adidas”. Emri i topit do të jetë “Adidas Uniforia”.
I njëjti përveç ngjyrave tradicionale, bardhë e zi, do të ketë edhe disa vija ta verdha, blu dhe rozë.
Topi është punuar sipas teknologjive më të reja me material të njëjtë, që ishte punuar edhe modeli i topit “Telstar”, me të cilin ishin zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Botëror të vitit 2018-të në Rusi.
Euro 2020 do të jetë vetëm eventi i dytë në historinë e Europianeve, në të cilin do të marrin pjesë gjithsej 24 skuadra.
Turneu në fjalë do të zhvillohet në 12 stadiume dhe 12 qytete të ndryshme, përfshirë këtu, Londrën, Munihun, Sent Petersburgun, Bukureshtin, Dublinin, Kopenhagën, Budapestin, Gllazgoun, Bilbaon, Amsterdamin dhe Bakun.