Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona, është futur në garë për sulmuesin e talentar norvegjez të Salzburgut, Erling Braut Haaland.
19-vjeçari shënoi 7 gola në 4 ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve këtë sezon me klubin austriak, përfshirë këtu edhe golin e mbrëmshëm ndaj Napolit, në të cilën ndeshje Salzburgu nxorri një barazim 1:1 në “San Paolo”.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që sulmuesi i talentuar norvegjez të përfundoj në radarin e klubeve të mëdha evropiane, ndërsa sipas gazetës së njohur spanjolle “Marca”, janë edhe kampionët e Barcelonës që janë vënë pas këtij super sulmuesi.
Përveç Barcelonës, interesim kanë shprehur edhe skuadrat gjigande, si Real Madridi, Juventusi, Mançester Junajtedi, Mançester Siti, Arsenali dhe Liverpulli.
Çmimi i lojtarit thuhet se tani ka shkuar rreth 40-50 milionë euro, shumë kjo që nuk përbënë problem për skuadrat e lartëpërmendura.