Ndeshje e çmendur për histori në Londër, Çelzi dhe Ajaksi barazojnë 4:4 (VIDEO)

Çelzi dhe Ajaksi kanë dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar një ndeshje të çmendur në “Stemford Brixh”, që në fund u mbyll me shifrat 4:4, njofton “infOSport.mk”.

Holandezët zhvilluan një lojë shumë të mirë dhe pas një ore lojë avansonin me rezultatin 4:1. Dy autogolat e Tami Abraham (2’) dhe portierit Kepa Arizabalaga (35’), si dhe finalizimet e Kuins Promes (20’) dhe Doni van de Bek (55’) sollën shumë gëzim në mesin e tifozëve të skuadrës nga Amsterdami.

Megjithatë edhe përkundër këtij disavantazhi, të besuarit e trajnerit Frank Lampard nuk u dorëzuan dhe falë golave të shënuar nga Zhorzhinjo (5’, 70’ – që të dy nga pika e bardhë), dhe Sezar Azpilikueta (63’) dhe Rejs Xhejms (74’), në fund arritën deri tek barazimi i çmendur, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që të merrnin edhe fitoren, mirëpo VAR anuloi golin e Azpilikueta, duke bërë që festa e tij të jetë e kotë.

Vlen të theksohet se Ajaksi nga minuta e 69-të luajti me dy futbollistë më pak në fushë. Blind u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, pas një starti të ashpër ndaj Abraham. Arbitri kryesor në atë moment duke mos dashur të ndërpresë aksionin e vendasve, tregoi që loja të vazhdojë, ndërsa Çelzi përfitojë një penalti pas luajtjes me dorë të Feltman, i cili gjithashtu u ndëshkua me të kuq, dhe bashkë me Blind duheshe që të lëshonin fushën. Zhorzhinjo nga penaltia në ato momente shënoi për 3:4, ndërsa në minutën e 74-të Kurt Zuma qëlloi traverzën pas një goditje me kokë, ndërsa topi i devijuar përfundoi në këmbët e Xhejms, i cili vendosi në rrjetën e mysafirëve holandez.

Pas këtij barazimi dhe në veçanti fitores së thellë 4:1 të Valencias, lufta për dy pozitat e para në grupin “H” bëhet shumë e zjarrtë, kjo pasi 3 skuadra, si Ajaks, Çelzi dhe Valencia kanë nga 7 pikë.

Leave a Reply