Përfaqësuesja e Kosovës në futboll këtë muaj do të zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme në histori kundër Republikës së Çekisë.
Mediat çeke raportojnë se një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares së tyre, Patrik Shik nuk do të luaj kundër “dardanëve”.
Sulmuesi i Romës që aktualisht luan në formë huazimi te skuadra gjermane e Lajpcigut, nuk është në formë të mirë fizike.
Ai ka luajtur vetëm një ndeshje këtë edicion në Bundesligë më 5 tetor, ndërsa vlen të theksohet se pikërisht Shik kishte shënuar golin e vetëm në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kur megjithatë Kosova falë golave të shënuar nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, në fund shënoi fitore 2:1.
Mbetet të shihet nëse ky lajm do të konfirmohet edhe nga vetë trajneri çek, Jaroslav Silhavy, i cili të martën në mëngjes do ta publikojë listën përfundimtare të futbollistëve për ndeshjet e nëntorit.