Spanjolli Rafael Nadal është lideri i ri në listën më të re ATP të publikuar gjatë ditës së sotme. Nadal ka zbritur nga piedestali serbin Novak Djokoviç, i cili tashmë ka 640 pikë më pak se spanjolli. Nadal numëron 9585 pikë, teksa Djokoviç 8945.
Pas tyre ndodhet edhe një emër i madh i tenisit botëror, Roxher Federer, që në konton e tij ka 6190 pikë, Danil Medvedev nga Rusia renditet i katërti me 5705 pikë, ndërkohë TOP5-ja mbyllet me austriakun Dominik Tim, që ka tubuar 5025 pikë.
Në mesin e 10 tenistëve më të mirë në Botë bëjnë pjesë edhe Stefanos Cicipas, Aleksander Zverev, Mateo Meretini, Roberto Bautista Agut dhe Gael Monfis.
Renditja – ATP | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|