Shkëndija ka shënuar fitore komode 4:0 ndaj Borecit në ndeshjen e javës së 13-të, duke rikthyer shpresat e tifozëve të tyre, se më në fund skuadra e tyre po i rikthehet rrugës së vërtetë, asaj të kampionit, shkruan “infOSport.mk”.
Figurë qendrore në takimin e sotëm të zhvilluar në Tetovë, doli të jetë Armend Alimi, i cili realizoi “hat-trik”, ndërsa një gol tjetër realizoi Besart Ibraimi.
Ndeshja mes skuadrave shqiptare e zhvilluar në Çair, FC Shkupit dhe Struga Trim Lumit u mbyll me barazim pa gola, ndërkohë Vardari me rezultatin 2:0 mundi Renovën. Avramovski realizoi gjatë pjesës së parë, ndërsa fare në fund Popzlatanov shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Hadis Veli.
Sileksi vazhdoi agoninë e Makedonija GJ.P., duke mundur këta të fundit në Shkup me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm doli të jetë Dejan Bllagojeviç në minutën e 30-të, kur shfrytëzoi moskoordinimin mes mbrojtësve të skuadrës vendase.
Rikujtojmë dje ndeshja e parë e javës së 13-të midis Akademia Pandevit dhe Rabotniçkit u mbyll me shifrat 1:1.
LPFMV – Java 13 |
||||||||||||
|