Futsal Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në elitën e futsalit vendor, duke iu bashkuar Juventus Seravës, që gjithashtu në 4 javët e para të sezonit të ri dinë vetëm për fitore, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi mundi Crna Rekën me rezultatin 7:2, duke vijuar kështu formën e mirë dhe rezultatet pozitive edhe në sezonin 2019/2020, ku sërish pretendon titullin e kampionit.
Fillimi i takimit të sotëm i zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava të Shkupit, nuk rezultoi edhe aq shumë pozitiv, pasi golin e parë të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq e gjetën vetëm në minutën e 15-të me anë të reprezentuesit, Ferid Agushi, ndërsa nuk vonoi shumë dhe mysafirët arritën që të barazojnë shifrat në 1:1.
Mirëpo Futsal Shkupi nuk lejoi shumë gëzimin e mysafirëve nga Kavadari, pasi me anë të Nikolla Dimovskit në minutën e 16-të riktheu epërsinë.
Ky gol njëherit doli të jetë edhe i fundit gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shënuar plotë 6 gola, 5 prej të cilëve në rrjetën e mysafirëve.
I pari që shënoi në pjesën e dytë ishte Arsim Fazliu (23’), për të dalë më pas në skenë Ismet Ceka me dy gola të shpejtë (25’, 26’).
Pas “dopietës” së Cekës, mysafirët arritën që të ngushtojnë epërsinë e Futsal Shkupit në 5:2, mirëpo vetëm për pak kohë, pasi ishte Erkan Shabani, ai i cili në minutën e 28-të shënoi për 6:2, ndërkohë reuzltatin përfundimtarë të këtij takimi, Futsal Shkupi 7, Crna Reka 2 e vendosi Zoran Leveski në minutën e 37-të.
Ndeshjen e rradhës Futsal Shkupi do ta zhvillojë të dielën e ardhshme kundër Ciko-s në Vallandovë.