
Dita e sotme (03 nëntor, 3019) ka rezultuar shumë pozitive për mesfushorin kumanovar, Armend Alimi, njofton “infOSport.mk”.
Numri 5 i Shkëndijës regjistroi “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e “kuqezinjëve”, pjesë e të cilëve është që nga vera e vitit 2014-të.
Alimi me Shkëndijën numëron gjithsej 188 ndeshje dhe 35 gola të shënuar, 5 prej të cilëve këtë edicion.
Alimi përveç 3 golave të shënuar në ndeshjen e sotme kundër Borecit, realizoi edhe nga një gol tjetër në ndeshjet kundër Rabotniçkit dhe Renovës, ndërsa gjithashtu numëron edhe dy asistime.