Shumëkush e quan derbi i “murit të Berlinit” dhe ndeshja mes Union Berlin dhe Herta Berlin sot ka treguar se sa shumë përjetohet kjo sfidë në qytetin gjerman. Përballë viheshin për herë të parë në Bundesligë 1 skuadrat e qytetit të Berlinit, që i përkasin zonave të ndara për shumë vite mes tyre nga muri i famshëm që ndante qytetin. E kuqja kundër blusë ose më saktësisht lindja kundër perëndimit.
Në tribuna ndodhi gjithçka, pasi tifozët e dy palëve ndezën e hodhën fishekzjarrë duke sjellë edhe ndërprerjen e sfidës për disa minuta. Ndërsa në fushë, Unioni iu afru amë shumë fitores dhe e gjeti atë në minutat e fundit, pas një penalltie të realizuar nga Polter.
Në fund, tifozët e Hertës, të pakënaqur me humbjen, hodhën fishekzjarrë në fushë. Vendasit e Union menduan t’u jepnin një leksion dhe shumë ultras të skuadrës zbritën në fushë duke u bërë gati të sulmonin tribunën e kundërshtare. Por portieri i vendasve, Gikieviz, ndali “ofensivën” duke u përplasur me mbështetësit e skuadrës së tij, i ndjekur më pas edhe nga lojtarë të tjerë.
Vetëm kjo ndërhyrje e portierit bëri që derbi të mos mbyllej me një përplasje të dhunshme, pasi tifozët e të dy palëve ishin gati për një gjë të tillë në atë që ishte padyshim një nga derbit më të përjetuar në historinë e Bundesligës. (vipsport.al)