Sharkoski, futbollisti i parë që i shënon Ak.Pandevit në Strumicë

Akademia Pandevi sot përballë Rabotniçkit nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1, që ishte i dyti në teren vendas gjatë sezonit aktual, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky një rezultat befasues ndoshta, ndërsa ajo që vlen të theksohet për këtë ndeshje është fakti se goli i shënuar nga ana e futbollistit të Rabotniçkit, Nikolla Sharkoski, ishte i pari që Akademia Pandevi e pranoi në teren vendas.

Deri më tani skuadra e trajnerit Jugoslav Trençovski kishte një gol-averazh 12:0, duke regjistruar 5 fitore dhe 1 barazim pa gola ndaj FC Shkupit.

 

Leave a Reply