Pelisteri në krizë, fitojnë Vëllazërimi, Gostivari, Vardari dhe Korabi

Se Pelisteri është në krizë, dëshmoi edhe disfata e sotme në teren vendas ndaj Skopjes, që ishte e treta rradhazi, përfshirë këtu edhe disfatën ndaj Rabotniçkit në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Manastiri në ndeshjen e javës së 11-të në stadiumin “Tumbe Kafe” u mund nga Skopje me rezultatin 2:3, duke u mundësuar skuadrave kundërshtare që ti forohen shumë afër.

Disfatën e të “gjelbërve” nga Manastiri, në maksimum e shfrytëzoi Vëllazërimi, që në derbin e javës mundi Labunishtin në Strugë.

Një fitore të madhe realizoi edhe Vardari i Forinës që në Shkup mundi Kadinon me rezultatin 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat Korabi mundi Dritën.

Fitores në takimet e sotme iu gëzua edhe Gostivari, që në teren vendas me shifrat 2:0 ngadhnjeu ndaj Ohrid Lihnidos.

LDFM – Perëndim, Java 11

Gostivari 2:0 Ohrid L.
Korabi 2:1 Drita
Kadino 1:2 Vardar F.
Labunishta 0:1 Vëllazërimi
Pelisteri 2:3 Skopje

Leave a Reply