Igor Tudor nuk është më trajneri i Udineses. Strategu kroat i ka paguar shtrenjtë dy humbjet e thella ndaj Atalantës (1:7) dhe Romës (0:4), sfida në të cilat skuadra e tij pësoi plot 11 gola dhe shënoi vetëm 1.
Tudor largohet kështu për herë të dytë nga stoli i skudrës “friulane” pasi edhe në vitin 2018-të kishte përjetuar një gjë të tillë, pavarësisht faktit se atë kohë kishte arritur që të siguronte mbijetesën në 4 ndeshjet e fundit që drejtoi Udinezen.
Për momentin drejtimin e Udinezes e ka marrë Luka Goti, ndërkohë që drejtuesit e klubit po shikojnë mundësinë për pasuesin e kroatit. Plotë 6 emra përmenden si zëvendësues të Igor Tudor, edhe atë duke filluar nga Colantuono, Guidolin e Marino, mirëpo njëkohësisht duke mos anashkaluar edhe emrat si Di Biagio, Ballardini e Carrera.