Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me portierin, Vojçieh Shçezni.
Sipas asaj që raporton “Gazeta dello Sport”, drejtuesit e klubit torinez tashmë i kanë ofruar kontratën e re 29 vjeçarit polak, që do e lidhte atë me Juventusin deri në vitin 2024. E gjithë kjo do të riste edhe pagën e Shçezni, që do arrinte një shifër prej 4.5 milion euro në vit.
Shçezni te Juventusi erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e Arsenalit, ndërsa brenda kësaj periudhe, gardiani polak me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, numëron 71 paraqitje, 9 prej të cilëve këtë edicion (6 në “Serie A” dhe 3 në Ligën e Kampionëve).