Çështja Granit Xhaka ka tërhequr shumë vëmendje në Angli, teksa së fundmi lidhur me këtë rast, ka folur edhe trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola. Strategu spanjoll i ka dalë haptazi në mbrojtje futbollistit shqiptarë, duke thënë se ai ka diçka të veçantë dhe se incidentin që ndodhi me tifozët e Arsenalit, do të harrohet shumë shpejtë.
“Ai është kapiten sepse ka diçka të veçantë. ‘Incidenti’ ka ndodhur sepse ndonjëherë ju e humbni kontrollin. Do të harrohet, ata do të ecin përpara dhe shpresojmë që tifozët të mund ta falin Xhakën dhe ai mund të tregojë se është një lojtar i jashtëzakonshëm”, – është shprehur Pep Guardiola.