Mbrojtësi italian, Leonardo Bonuçi ka folur për përvojën e shkurtër te skuadra e Milanit. Ai tha se në Milano u zhvillua si futbollistë dhe njeri, megjithatë Juventusi është shtëpia e tij.
“Në Milano u zhvillova si futbollist dhe njeri. Tani jam më i matur dhe kam përmirësuar disa gabime në lojë. I jam mirënjohës Milanit, por Juventus është shtëpia ime. E di që jam në vendin e duhur duke qenë këtu”,- ka thënë Bonuçi.