Deri sa Aleksandar Vasovski hidhërimin apo pamundësinë për tu përballur me Shkëndijën, ku Vardari nuk njeh fitoren për 11-të ndeshje me radhë, tenton ta hedh te disa incidente të izoluara. Një video e publikuar në youtube thotë pikërisht të kundërtën e asaj që pretendon Vasovski që Shkëndija gjithmonë është pritur mirë kur Vardari ka qenë nikoqir. Video s’don koment, ku shihen duke u hedhur zvarrë anëtarët e kryesisë së Shkëndijës në stadiumin “Todor Proeski”, se si gjuhen me gjësende të fort futbollistët kuqezi nga muret e kufizuese të stadiumit dhe si Mevlan Murati goditet me shishe nga ana e grupit tifozëve “Komitët”.
Gjithsesi nga e gjithë kjo mund të jetë e kuptueshme hidhërimi i Vasovskit që dëshiron të kapet dikun, ku rezultet kundër Shkëndijës nuk janë ato që i dëshiron dhe pretendon.