Shkëndija edhe njëherë tjetër ka dalë fitues përballë Vardarit në kuadër të ndeshjeve të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë në Shkup, sot para tifozëve të vetë shënoi fitore minimale 1:0, që i siguroi rrugëtimin për në ndeshjet çerekfinale.
Goli i Agim Ibraimit ndaj Vardarit
Dyshja Ibraimi ne element, Besart asiston, Agimi shenon SHKENDIJA – VARDARI 1:0(A. Ibraimi 74')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Hero i “kuqezinjëve” nga Tetova doli të jetë Agim Ibraimi, i cili në minutën e 74-të shfrytëzoi në maksimum asistin e Besart Ibraimit dhe nga afërsia mposhti portierin Filip Gaçevski.
Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve dhe tifozëve të Shkëndijës,”Ballistët”, që sot ishin në numër të madh për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, e cila nuk i zhgënjeu dhe në fund gjithë së bashku festuan fitoren ndaj rivalit të përbetuar.
Festa e futbollisteve te Shkendijes bashke me tifozet "Ballistet"
Festa e futbollisteve te Shkendijes bashke me tifozet "Ballistet"
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Është kjo hera e pestë, nga gjithsej 6 përplasje në kuadër të ndeshjeve të Kupës, që Shkëndija eliminon Vardarin, duke vazhduar kështu dominimin e plotë ndaj “kuqezinjëve” shkupjan.