FC Shkupi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë duke iu falënderuar golit të shënuar në fushën kundërshtare, njofton “infOSport.mk”.
Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Çair, sot të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani, barazuan 1:1 ndaj Sileksit në Kratovë, rezultat ky që në fund u tregua i mjaftueshëm që “bardheblutë” nga Çairi të kualifikohen për në ndeshjet çerekfinale të Kupës.
Ky barazim i siguruar nga super sulmuesi Marin Jurina, fiton në peshë, duke pasur parasysh se FC Shkupi plotë 40 minuta luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas dy kartonëve të verdhë të Besart Krivanjevës.
Ndryshe ndeshja nuk nisi mirë për FC Shkupin, skuadër kjo që e pa veten në disavantazh vetëm pas 11 minutave lojë, kur Darko Dodev shënoi në rrjetën e Aleksovskit.
Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa vetëm pas 5 minutave lojë, Krivanjeva u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke vështirësuar edhe më shumë punën e skuadrës së tij.
FC Shkupi barazon ndaj Sileksit, Jurina sërish në element
FC Shkupi barazon ndaj Sileksit, Jurina sërish në elementKupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit e 1/8 se finalesSILEKSI – FC SHKUPI 1:1(M. Jurina 72')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.
Megjithatë kur në skuadër ke një sulmues si Marin Jurina, atëherë gjërat duken më thjeshtë, pasi kroati në minutën e 72-të shënoi golin e barazimit, që në fund doli të jetë me shumë vlera për skuadrën nga Çairi.
Deri në fund të takimit, vendasit e Sileksit u munduan që të gjejnë golin e dytë, por në shumë raste vendimtar ishte portieri Igor Aleksovski dhe futbollistët “bardhekaltër” që ishin bukur të konsiliduar në mbrojtje.
Super intervenimi i Igor Aleksovskit ne minutat e fundit te takimit ndaj Sileksit
Super intervenimi i Igor Aleksovskit ne minutat e fundit te takimit ndaj Sileksit
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 30 октомври 2019 г.