Nën këto rrënoja ndodhen dhomat e zhveshjes të stadiumit të qytetit në Kumanovë. Të paktën 200 të rinj në këto kushte bëhen gati për ndeshjet e futbollit. Dy dhomat e zhveshjes nuk kanë dyer e as dritare.
Lojtarët i shfrytëzojnë këto tulla si karriga për të ulur. Por, këto kushte nuk i pengojnë këta të rinjë. E vetmja gjë nga e cila kanë frikë është rreziku nga shembja e tribunës, e cila ndodhet në gjendje katastrofike.
Stadiumi i Kumanovës rrezikon shembjen, frikë tek lojtarët dhe banorët (VIDEO)
Stadiumi i Kumanovës rrezikon shembjen, frikë tek lojtarët dhe banorët (VIDEO)
Публикувахте от Lajm TV в Вторник, 29 октомври 2019 г.
Muri i vjetër i stadiumit dhe tribunat rrezikojnë edhe banorët që i kanë shtëpitë në afërsi.
Por, banorët që jetojnë në afërsi kanë edhe shqetësime tjera. Thonë se në orët e mbrëmjes në stadium mblidhen të rinjë shkaktojnë telashe. Problem përbën edhe hedhje e mbeturinave.
Ditë më parë, Qeveria ia ka kthyer komunës stadiumin i cili një kohë u menaxhua nga disa firma private. Por, meqë viteve të fundit askush nuk ka investuar, trajneri i njohur kumanovar, Qenan Ameti thotë se bashkë me disa kolegë të tij, në mënyrë vullnetare janë munduar të mirëmbajnë stadiumin.
Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se do të kërkojë edhe ndihmën e investitorëve privat për të përmisuar gjendjen e stadiumit të qytetit që ndodhet jo më larg se 100 metra nga ndërtesa e komunës.
Stadiumi i Qytetit në Kumanovë u ndërtua në vitet e 60-ta ndërsa në të janë luajtur ndeshje nga Liga e ish Jugosllavisë. Por, përballja më e rëndësishme që është zhvilluar, ka qenë miqësorja mes 1998 mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe Egjiptit. (Gazeta Lajm)