Një ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin vendor, Egzon Bejtullai mund të jetë mungesa e madhe për Shkëndijën në ndeshjen e nesërme kundër Vardarit, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës, njofton “infOSport.mk”.
Kapiteni i “kuqezinjëve” nuk u stërvit sot me skuadrën shkaku i dëmtimit të pësuar të dielën në ndeshjen kundër Makedonija Gj.P..
Mbrojtësi qendror mbetet në dyshim deri pak para fillimit të takimit, kur stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësorë do të marrin vendim nëse lojtari do të jetë i gatshëm për lojë.
Ndeshja e nesërme midis Shkëndijës dhe Vardarit starton në ora 13:30, ndërkohë rikujtojmë se ndeshja e parë midis dy rivalëve të vjetër e zhvilluar në Shkup ishte mbyllur me barazimin 2:2.