Samir Fazli është rikthyer te Shkëndija, aty ku vitin e kaluar arriti që të shpallet kampion dhe të shënojë në mënyrën më të mirë rikthimin e tij në futbollin vendor, pas një aventure disa vjeçare jashtë vendlindjes, njofton “infOSport.mk”.
Fazli me të përfunduar sezoni i kaluar u largua nga rradhët e “kuqezinjëve”, mirëpo duke mos nënshkruar me asnjë skuadër, ai rikthehet sërish pas vetëm disa muajve, madje i bindur se Shkëndija edhe përkundër fillimit jo edhe aq të mbarë, në fund do të shpallet kampione.
“Jam i lumtur sërish të jem pjesë e Shkëndijës dhe pa marrë parasysh fillimin jo aq pozitiv të sezonit aktual, besoj edhe këtë vit të dalim kampion. Kjo skuadër ka cilësi brenda grupit, nuk do të kem nevojë për adaptim dhe jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat”, – është shprehur Samir Fazli për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi 28-vjeçar nga Shkupi, i është bashkuar menjëherë ekipit të tij të ri të vjetër, ndërsa duke qenë se ndërkohë nuk ishte regjistruar në ndonjë skuadër tjetër, ai me automatizëm fiton të drejtë loje për kuqezinjtë dhe me siguri se do të jetë një zgjidhje shtesë për sulmin e Shkëndijës, që ndodhet në krizë golash.
Në 12 ndeshjet e deritanishme skuadra kampione e vendit ka shënuar vetëm 11 gola.
Si e komentoni rikthimin e Samir Fazli te Shkëndija. Vendim i qëlluar, apo jo nga ana e drejtuesve "kuqezi"?
Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 29 октомври 2019 г.