
Futbollisti shkupjan, Besir Demiri është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit të Sllovakisë. Demiri i dha fitoren skuadrës së tij Zhilinës në transfertën me Spartak Trnavën, duke realizuar një supergol nga një distancë e largët dhe me plotë meritë zuri një vend në 11-shen më të mirë të xhiros së 13-të në futbollin sllovak.
Supergoli i Besir Demirit ndaj Spartak Trnavës.