Vedat Muriqi pa dyshim është një ndër futbollistët më në formë shqiptarë, që me paraqitjet e tij po tërheq edhe vëmendjen e opinionit turk, atje ku me Fenerbahçen e tij po bënë një sezon të shkëlqyeshëm, shkruan “infOSport.mk”.
Muriqi në 9 ndeshje me gjigandët turq ka shënuar 5 gola, përfshirë këtu edhe super golin nga ndeshja e fundit kundër Konjaspor, në të cilën Fenerbahçe kishte regjistruar fitore 5:1.
Pikërisht golat e tij si me Fenerbahçen, ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës, tashmë kanë ngritur edhe një çështje, që ka të bëjë me ftesën që vite më parë ai kishte marrë nga Federata e futbollit turk.
“Nuk ishte fiks Turqia e parë që më kërkoi, por ishte U-21 i tyre. Trajneri Abdullah Erxhan ishte duke më ndjekur. Por letrat dhe procedurat për të kaluar te Turqia po zgjasnin. Aty erdhi propozimi nga Kosova dhe unë shkova kështu te vendi im”, – ka thënë Muriqi, i cili këtë verë nga rradhët e Rizespor kaloi te Fenerbahçe.