Goli i Fatjon Jusufit në minutat shtesë të takimit i siguroi një pikë të madhe FC Shkupit në ndeshjen ndaj Renovës, në të cilën skuadra “bardhekaltër” nga Çairi shumë lehtë mund të ndodhte që të kthehej edhe me 3 pikë të plota, në rast se Serzhinjo disa sekonda para fundit të takimit ishte më preciz në tentativën e tij, kur goditi vetëm shtyllën, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë bazuar në lojën e treguar nga të dyja skuadrat dhe të dhënat statistikore, në fund barazimi 2:2 ishte edhe epilogu më real i këtij takimi, duke pasur parasysh se edhe Renova përveç golave të shënuar goditi traverzën me anë të Florian Kadriut.
Florian Kadriu i pafat, traverza i mohon golin ne ndeshjen ndaj FC Shkupit
Florian Kadriu i pafat, traverza i mohon golin ne ndeshjen ndaj FC Shkupit
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 октомври 2019 г.
Mirëpo shkojmë me rradhë. Takimin e hapi ish futbollisti i FC Shkupit, Fisnik Zuka, i cili duke shfrytëzuar një tollovi në zonën kundërshtare në minutën e 6-të kaloi në epërsi Renovën.
Ky gol ishte valid deri në minutën e 41-të, atëherë kur në skenë te skuadra nga Çairi, doli sulmuesi kroat, Marin Jurina.
Njëjtë sikurse në të parën, edhe në të dytën ishte Renova që shënoi e para gol, kësaj rradhe me anë të mbrojtësit Nenad Mishkovski, i cili në minutën e 76-të kërceu më së larti në zonën kundërshtare dhe me kokë edhe për herë të dytë mposhti Igor Aleksovskin.
Renova avanson sërish ndaj FC Shkupit
Renova avanson sërish ndaj FC ShkupitRENOVA – FC SHKUPI 2:1(N. Mishkovski 76')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 октомври 2019 г.
Përkundër disavantazhit, FC Shkupi nuk u dorëzua dhe fare në fund pas një lëvizje të bukur të Dembos në zonën e Renovës, senegalezi mjaft mirë gjeti në shtyllën e dytë Fatjon Jusufin, i cili nga afërsia me kokë shënoi për 2:2.
Fatjon Jusufi barazon rezultatin ndaj Renoves
Fatjon Jusufi barazon rezultatin ndaj RenovesRENOVA – FC SHKUPI 2:2(F. Jusufi 90+')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 октомври 2019 г.
Ishte ky goli i parë për Jusufin me fanellën e FC Shkupit, edhe atë i shënuar pikërisht ndaj ish skuadrës së tij, ndërsa në shenjë respekti i njëjti nuk e festoi të njëjtin.
FC Shkupi edhe përkundër faktit që në dy raste ishte në disavantazh, me sukses arriti të kundërpërgjigjej, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që fare në fund nga Tetova të rikthehej edhe me fitore, në rast se Serzhinjo do të ishte më isaktë në tentativën e tij, kur goditi vetëm shtyllën.
Me këtë barazim FC Shkupi vazhdon të mbajë pozitën e 3-të në tabelë me 17 pikë, po aq sa ka edhe Makedonija GJ.P në pozitën e katërt, ndërkohë Renova me 14 pikë mban pozitën e 8-të në renditje.