Skuadra e Shkëndijës të mërkurën mori fitore me rëndësi përballë Sileksit, duke u kthyer në rrugën e suksesit ku tani pretendon të krijojë vazhdimësi. Fitorja bindëse 3:0 ndaj ekipit nga Kratova ka kthyer besimin në skuadër dhe në mesin e futbollistëve, të cilët në asnjë moment nuk po humbin besimin se mund të dalin kampion pavarësisht pozitës momentale në të cilën ndodhen.
“Jam i lumtur për golin, për më shumë që i njejti hapi rrugën drejt fitores. Triumfi ka rëndësi të madhe pasi kemi vuajtur si ekip krizën dhe mungesën e rezultateve, por gjithë lojtarët në asnjë moment nuk kemi humbur besimin se mund të dalim kampion. Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund me bindje se mund t’ia dalim”, shprehet mesfushori brazilian i Shkëndijës, Huan Felipe, për të cilin goli i së mërkurës ndaj Sileksit ishte i dyti me fanellën e Shkëndijës, pasi të parin e kishte realizuar në kuadër të Kupës kundër Gostivarit.
Super goli i Huan Felipe ndaj Sileksit
Super goli i Huan Felipe ndaj SileksitSHKENDIJA – SILEKSI 1:0(H. Felipe 31')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.