Struga Trim Lum fiton sërish, portieri Gjuriq sërish luan rolin e heroit (VIDEO)

Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e dytë rrishtazi në kampionatin elitar, teksa sot në kuadër të javës së 11-të para tifozëve të vetë me rezultatin minimal 1:0 mundi Renovën, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje mjaft e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ku megjithatë vendasit si duket më shumë e dëshironin fitoren, të cilën në fund edhe e arritën.

Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën, vetëm pas 9 minutave të kaluara Struga Trim Lum arriti që të shënojë golin e shumë kërkuar në rrjetën e Hadis Veli.

Valentin Koçoski nga e djathta harkoi në shtyllën e parë, aty ku Dejan Cvetanoski tentoi të shënojë me kokë, ndërsa topin e devijuar nga ana e portierit të “gjipspunuesve”, mbrojtësi vendas, Hristijan Dragarski, arriti që ta vendos në rrjetë.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve vendas, të cilët në vijim të ndeshjes u kthyen mbrapa, duke i lëshuar shumë teren skuadrës kundërshtare, që sulmonte me të gjitha forcat, mirëpo pa mundur të gjejë golin e barazimit.

Ata në minutën e 70-të pretenduan për një penalti, të cilën nuk e morrën dot, pasi arbitri Petar Mantev tregoi vetëm rivënie nga këndi, ndërsa dy minuta para fundit të takimit, portieri Urosh Gjuriq edhe njëherë tjetër lluajti rolin e heroit të Struga Trim Lum, duke shpëtuar golin e tij pas goditjes akrobatike të Artan Veliut.

Rikujtojmë Gjuriq në ndeshjen e fundjavës që lamë pas, ndaj Rabotniçkit priti penaltinë e Petar Petkovskit në minutat shtesë të takimit, ndërsa edhe sot shpëtoi skuadrën e tij, edhe pse duhet theksuar se këtë herë kishte aelat edhe traverzën, transmeton “infOSport.mk”.

Si do që të jetë, Struga Trim Lum në fund morri edhe 3 pikë të tjera mjaft të vlefshme, që e largojnë këtë skuadër nga zona e rrezikut.  Falë fitores së sotme, Struga Trim Lum renditet në pozitën e 6-të me 14 pikë, duke zbritur Renovën në pozitën e 7-të me një pikë më pak.

Ndeshjen e rradhës, Struga Trim Lum do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë, ndërkohë Renova në Tetovë do të mirëpret FC Shkupin e Qatip Osmanit.

Foto: gol.mk

Leave a Reply