Mesjava në futbollin vendor ka sjellë ndeshjet e javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, ku skuadrat vendase dolën të jenë të pamëshirshme ndaj atyre mysafire, njofton “infOSport.mk”. Vendasit fituan që të gjitha 5 takimet, me Shkëndijën që u rikthye te fitorja.
Kampionët në fuqi të vendit morrën fitoren e parë nën drejtimin e strategut nga Tirana, Ernest Gjoka, duke mundur Sileksin me rezultatin 3:0.
Një fitore të pastërt pas një loje mjaft bindëse morri edhe FC Shkupi ndaj Rabotniçkit, ndërsa në një ndeshje mjaft të luftuar dhe thuajse të barabartë, Struga Trim Lum mundi minimalisht 1:0 Renovën.
Akademia Pandev vazhdoi dominimin si vendas, duke demoluar Makedonija Gj.P me rezultatin 4:0, ndërsa fitoren e rradhës e arriti edhe Vardari, që në arenën “Todor Proeski” mundi Borecin me rezultatin 2:0.
LPFM – JAVA XI |
|||||||||||||||
|