Ernest Gjoka ka ndryshuar skemë, teksa sot përballë Sileksit ka vendosur të dalë me një rreshtim 4-4-1-1, njofton “infOSport.mk”.
Për dallim nga ndeshja e javës së kaluar kundër Akademia Pandev, kur preferoi skemën 4-1-4-1, sot strategu nga Tirana ka vendosur që menjëherë pas Besart Ibraimit në krye të sulmit, të vendos brazilianin Huan Felipe. Pikërisht nga kjo dyshe priten edhe gola, ndërsa si ndihmë nga krahët ata do të kenë Agim Ibraimin nga e djathta dhe Omar Imerin nga e majta.
Në qendër të mesfushës do të manovrojnë Zeni Husmani dhe Armend Alimi, ndërsa 4-ja mbrojtëse do të jetë e njëjta, si ajo e ndeshjes paraprake, me Muratin dhe Micin që do të veprojnë në krahë, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të komandojnë Bejtullai dhe Çeshmexhiev. Në portë sërish do të qëndrojë Kostadin Zahov.
Ndeshja midis Shkëndijës dhe Sileksit që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë do të nis në ora 14:30.
Formacioni 🙌🔴 LIVE 👉 http://bit.ly/2N1S7sq
Публикувахте от KF Shkëndija в Сряда, 23 октомври 2019 г.