FC Shkupi arrinë fitore më se të merituar ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

FC Shkupi ka marrë fitore 2:0 përballë Rabotniçkit në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Qatip Osmanit dominoi ndeshjen në tërësi, ndërsa golat i gjetën nga një në secilën pjesë.

Pas tentativave të Sabit Bilalit, Marin Jurinas dhe Suhel Muharemit, golin e parë e realizoi Besar Iseni nëminutën e 36-të, kur me të majtën e tij nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin kundërshtarë, Shishkovski.

Edhe pas këtij goli të shënuar, FC Shkupi ishte kërkues, mirëpo goli mungoi, ndërsa erdhi vetëm në minutën e 75-të, kur Serzhinjo reagoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe me një goditje të matur edhe për herë të dytë arriti që të mposhtë portierin mysafir.

Falë kësaj fitore FC Shkupi tashmë e sheh veten në pozitën e 3-të me 16 pikë, po aq sa ka edhe Makedonija GJ.P një pozitë më poshtë, ndërkohë Rabotniçki mbetet i ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë të tubuara.

Leave a Reply