Shkupi nesër do të pret Rabotniçkin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në elitën e futbollit vendor. Në kuadër të kësaj xhiroje, kjo do të jetë ndeshja më interesante që do të luhet në stadiumin e Çairit. Para kësaj sfide shumë të vlefshme për Shkupin, nga tabori i skuadrës bardheblu ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva. Sipas këtij të fundit, Shkupi luan me një ftyrë tjetër në Çair, pasi ka mbështetjen e tifozëve.
“Kemi lënë pas krahëve humbjen e hidhur që e pësuam në minutat shtesë nga Boreci dhe ditëve të fundit jemi fokusuar per ndeshjen e radhës që na pret nesër ndaj Rabotniçkit. Edhe pse kohë e shkurt mendoj që jemi përgatitur mirë për këtë sfidë dhe shpresojë të marrim rezultatin e dëshiruar. Shkupi kur luan në shtëpi dhe pranë “Shvercerave” gjithmon luan më ndryshe dhe me motiv shtesë, ndërsa një paraqitje të tillë shpresojmë ta bëjmë edhe nesër përballë Rabotniçkit”, tha Besart Krivanjeva para takimit me ‘romantikët’.
Të dyja skuadra në këtë takim vijnë pas humbjeve në ndeshjet e fundit, me Shkupin që u mposht në Veles nga Boreci, ndërsa Rabotniçki u mund në shtëpi nga Struga Trim Lumi.
Takimi ndërmjet Shkupit dhe Rabotniçkit do të zhvillohet nesër në stadiumin e Çairit, nga ora 14:30. /InfOSport.mk