Bozhoviq fton plotë 8 lojtarë nga Futsal Shkupi

Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë nga data 24 deri me 27 tetor do të jetë nikoqir i grupit parakualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2020. Në turneun që orhanizohet nga Federata e futbollit të Maqedonisë do të marrin pjesë edhe Sllovenia, Kosova dhe Ukraina, ndërsa që të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Jane Sandanski” në Aerodrom, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë Maqedonia do ta zhvillojë më 24 tetor përballë Sllovenisë (20:00h), vetëm një ditë më vonë (17:30h) kundërshtarë i verdhekuqve do të jetë përfaqësuesja e Kosovës, ndërkohë me 27 tetor do të përballen me favoritët e grupit Ukrainën (17:30h).

Në prag të këtyre ndeshjeve, seleksionuesi Ivan Bozhoviq, ka ftuar plotë 18 lojtarë, 8 prej të cilëve vijnë nga rradhët e kampionëve të Futsal Shkupit.

LISTA E LOJTARËVE
PORTIERË: Antonio Petrovski (Ciko Proekt), Ivan Stojanovski (Veles), Shefki Berisha (Shkupi)
MBROJTËS: Zoran Leveski (Shkupi), Ferid Agushi (Shkupi),
SULMUES: Ivan Krstevski (Vranje-Serbi), Taulant Ismaili (FC Arben Bajrami), Daniel De Sousa (Mostat-BeH), Sedat Ziberi (Italpop-Itali), Jakup Ramadani (Novi Pazar-Serbi), Dragan Petroviq (Shkupi), Adrijan Micevski (Skver Dubrovnik-Kroaci), Xho Arsovski (ABNA Ceka-Liban), Rexhep Sulejmani (Shkupi), Aleksandar Gligorov (Shkupi), Ismet Ceka (Shkupi), Erkan Seferi (Shkupi);

Leave a Reply