Strugani Besmir Bojku ka rezultuar deçiziv në fitoren minimale 1:0 të Feronikelit në udhëtim te Vushtrria, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës, që rezultoi të jetë shumë e tensionuar dhe me shumë raste diskutabile.
Feronikeli kishte më shumë nga loja, mirëpo golin e fitores e gjeti vetëm në minutën e 3-të, të kohës shtesë, kur mesfushori strugan, Besmir Bojku përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe realizoi në rrjetën e Tahirit për 0:1.
Bojku luajti për gjatë 90-të minutave, ndërsa lufta dhe grinda e tij në fushën e blertë këtë herë u shpërblye me gol, që i siguroi 3 pikë të mëdha Feronikelit.
Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra nga Drenasi renditet në pozitën e 5-të me 19 pikë, dy më pak se dy skuadrat kryesuese, Gjilani dhe Drita, që kanë edhe nga një ndeshje më pak.