Sherr i madh në futbollin meksikan. San Luis priste në shtëpi ekipin e Queretaros dhe miqtë po fitonin 0-2. Ndeshja po shkonte drejt fundit kur në shkallë nisën përplasjet e para. Situata doli jashtë kontrollit dhe lufta mes tifozëve u shpërngul në fushën e blertë.
“The Sun” tregon se si nisi gjithçka. Një tifoz vendas dhe një grup tifozësh të Queretaros nisën gjithçka. Këta të fundit kanë filluar të tallen dhe të ofendojnë tifozët e San Luis. Ky ishte gabimi fatal që solli tërbimin e vendasve.
Liga MX “reprocha y reprueba” violencia durante San Luis vs. Querétaro; pide investigación a fondo https://t.co/z9adGrVBap pic.twitter.com/1lrztOjQY2
— Enfoque San Luis (@enfoquesanluis) October 21, 2019
Beteja nisi dhe ESPN raporton se 37 tifozë janë plagosur. Paniku bëri që shumë prej tyre të futen në fushë, por dhuna vazhdoi edhe aty, pavarësisht ndërhyrjes së policisë.
Ndeshja u ndërpre, ndërsa fusha u rikthye në një betejë të frikshme. Tifozë të gjakosur gjithandej dhe fëmijë e familjarë të tmerruar. Rivaliteti midis këtyre dy ekipeve është shumë i madh sa krahasohet me derbin midis Club America dhe Guadalajara Chivas. (abcnews.al)
Hay juegos que deberían jugarse a puerta cerrada.
San Luis vs Querétaro es uno de ellos.
Las autoridades NO saben controlarlos.
Esto era evitable. Pero las barras NO van a cambiar. pic.twitter.com/uZErkWntnu— ESTADIOSdeMÉXICO (@MXESTADIOS) October 21, 2019