Transferimi i sotëm i Ferhan Hasanit te Helsinki, është pritur me shumë bujë nga mediat skandinave, që i kanë dhënë një hapësirë shumë të madhe ish futbollistit të Brondbit që për një vit do të luaj te 29 herë kampionët e Finlandës.
📰“Klub i ri për ish-futbollistin e Brondbyt”
📰“Ferhan Hasani vazhdon karrierën në futbollin finlandez”
📰“Ish-fantazisti i Brondbyt zhvendoset në Helsinki”.
Janë këto vetëm disa nga titujt e mediave të njohura skandinave, që mes tjerash duke prezantuar reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut si përforcim të ri për HJK Helsinkin, nuk ngurojnë të kujtojnë me nota pozitive të kaluarën e tij të suksesshme te Brondby, por edhe paraqitjet e tij pozitive pikërisht përballë skuadrës së tij të ardhshme, kur Hasani ishte pjesë e Shkëndijës.
Pikërisht asistet e tij mendën finlandezët, të cilët që atë kohë kishin shfaqur interesim për tetovarin, mirëpo atë kohë te Shkëndija as që e mendonin shitjen e kapitenit të tyre Ferhan Hasani.