Debutoi me disfatë te Shkëndija, ja çfarë thotë Gjoka pas ndeshjes  me Ak.Pandev

Ernest Gjoka nuk bëri një debutim pozitiv në pankinën e Shkëndijës, teksa sot në ndeshjen e parë të javës së 10-të “kuqezinjtë” u mundën në shtëpi nga Akademia Pandevi, njofton “infOSport.mk”.

Një gol i mbrojtësit Maslaq në fund të pjesës së parë, ishte vendimtar për fitoren e skuadrës nga Strumica. Pas ndeshjes, strategu i ri i kampionëve në fuqi të vendit i dëshpruar komentoi takimin, duke potencuar si problem kryesor jo produktivitetin në fazën e sulmit.

“Mendoj se nuk shkoi mirë në fazën e sulmit ku skuadra duhej të ishte më cinike për të kërkuar golin, pasi jemi shumë të butë në kërkimin e golit. Kjo është ajo që na mungon dhe duhet të ndryshojmë menjëherë, pasi nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Sigurisht se penalizohemi shumë nga fakti që nuk po shënojmë. Psikoligjikisht skuadra dëmtohet kur kundërshtari shënon dhe ne duhet të jemi më produkitv. Në pjesën e parë pasi kundërshtari të shënonte në minutën e fundit, ne kishim disa raste. Aty duhet të kishim goditur ndeshjen sepse rastet që vijnë duhet shfrytëzuar. Prandej them se duhet të jemi shumë cinik para portës dhe të shfrytëzojmë çdo gjë. Duhet të godasim nga larg, duhet të dalim në krahë, duhet mos të lejojmë rastet të na ikin. Ky është gjithë ai agresivititeti dhe cinizmi që na mungon” – tha Ernest Gjoka.

– ERNEST GJOKA “Vrapuam shumë, por nuk ishim produktiv dhe u ndëshkuam”

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 18 октомври 2019 г.

Leave a Reply