Pauza ndërkombëtare për ndeshjet e ekipeve përfaqësuese ka përfunduar dhe kampionati rinis nesër me ndeshjen e parë Shkëndija-Akademia Pandevi në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Kampionët në fuqi do ta luajnë ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Ernest Gjoka, me këtë të fundit që u emërua javën e kaluar, ndërsa me teknikun nga Tirana kuqezinjtë kanë punuar intenzivisht për duelin ndaj skuadrës nga Strumica, madje kanë zhvilluar edhe një miqësore me Dritën e Gjilanit, të cilën e fituan me rezultat 4:0.
Takimi Shkëndija-Akademia Pandevi luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 14:30.
Ndërkohë katër ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, do të luhen të shtunën. Rabotniçki në kryeqytet pret Struga Trim Lumin, Shkupi luan si mysafir i Borecit, Renova përballet me SIleksin në Kratovë, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi takohet me Vardarin./InfOSport.mk