Trajneri i Malit të Zi lë në bankinë Fatos Beqirajn

Pas pak në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do të mirëpret Malin e Zi, në ndeshjen  vlefshme të xhiros së  6-të në kuadër të grupit “A” eliminatorë për Euro 2020, njofton “infOSport.mk”.

Të dy trajnerët pak më parë zbuluan edhe formacionet, me të cilat do të zbresin në fushë, ndërsa ajo që ra në sy te skuadra kundërshtare e “dardanëve”, ishte mungesa e Fatos Beqirajt në formacionin e parë.

Edhe pse futbollisti shqiptarë me origjinë nga Peja e Kosovës, është një ndër futbollistët më të mirë të Malit të Zi, ai nuk ka marrë besimin e strategut boshnjak, Haxhibegiç. Vërtetë vendim i çuditshëm, por në anën tjetër ndoshta edhe i qëlluar, pasi Beqiraj me siguri se do ta kishte shumë të vështirë që të luante ndaj publikut shqiptarë në Prishtinë.

Beqiraj me Malin e Zi numëron 60 ndeshje dhe 10 gola të shënuar.

Leave a Reply