45 minutat e para të ndeshjeve të sontme eliminatore për Euro 2020 kanë rezultuar shumë pozitive për Kombëtaren e Shqipërisë dhe përfaqësuesen e Kosovës, që po avansojnë ndaj kundërshtarëve të tyre, njofton “infOSport.mk”.
Shqipëria tashmë e rilindur me Edi Rejën, pjesën e parë në transfertën në Çishinau ndaj Moldavisë, e mbylli me rezultatin 3:0, falë golave të shënuar nga Sokol Cikalleshi (22’), Keidi Bare (34’) dhe Lorenc Trashi (40’), ndërkohë Kosova në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” po avanson me rezultatin 2:0 ndaj Malit të Zi.
Ishte kapiteni Amir Rrahmani që shënoi golin e parë për “dardanët” në minutën e 10-të, teksa goli i dytë u shënua, tashmë nga i zakonshmi, Vedat Muriqi, i cili pas dy tentativave në minutën e 35-të, arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë.