Kombëtarja e Shqipërisë nesër do të zhvillojë ndeshjen e 8-të në kuadër të grupit “H”, kur si mysafir do të përballet me Moldavinë, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë ndeshje për “kuqezinjtë” pritet të debutojë edhe sulmuesi kumanovar, Taulant Seferi, aktualisht pjesë e skjuadrës zvicerane të Ksamaks.
Seferi morri ftesë nga ana e Edi Rejës për ndeshjet e tetorit, mirëpo edhe pse ishte pjesë e 18-shes kundër Turqisë, ai nuk morri besimin e strategut italian. Ai qëndroi në bankinë, bashkë edhe me Lindon Selahin e Tuentes, i cili gjithashtu pritet të marrë besimin e trajnerit Reja, njëjtë sikurse edhe qendërmbrojtësi i Breshës, Marash Kumbulla.
Pasi në kombëtare po ndodhë edhe ndrimi i brezave ku pas largimeve nga kombëtarja të lojtarëve si Lila, Agolli, Basha, Hyka, pritet që ky trend të vijojë edhe me Mavrajn dhe Memushajn në mbyllje të këtyre kualifikueseve.
Kështu që futja e sa më shumë elementeve të rinjë në kombëtare në këto ndeshje është prioriteti kryesor i tranjerit dhe federatës shqiptare të futbollit.