Shkëndija e Tetovës është shumë pranë transferimi të një emri të madh në rradhët e veta. Bëhet fjalë për Ardin Dallkun, mbrojtësin e krahut të djathtë, i cili tashmë disa ditë po stërvitet me “kuqezinjtë” nga Tetova, njofton “infOSport.mk”. Ai madje sot ishte pjesë e miqësores kundër Dritës së Gjilanit, në të cilën ndeshje shënoi një gol në fitoren 4:0 të Shkëndijës.
“infOSport.mk” kontaktoi drejtëpërdrejtë me futbollistin 24-vjeçar, i cili karrierën e tij e ka zhvilluar në Ukrainë me skuadrën e Vorskla Poltava, pjesë e së cilës për shumë vite ishte edhe vëllai i tij më i madh, Armend Dallku, aktualisht trajner i skuadrës së njohur kosovare të Prishtinës.
“Për momentin jam duke u stërvitur dhe besoj që shumë shpejtë do dalim me diçka zyrtare” – ishte deklarata e Ardin Dallkut për portalin tonë.
Dallku numëron 48 ndeshje me skuadrën e Vorsklla Polltava, për të cilën skuadër ka shënuar 2 gola.