Në konferencën për shtyp me gazetarët në Varshavë të Polonisë, foli edhe reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ristovski. Mbrojtësi i ‘verdhekuqve’ vlerëson Poloninë, por thotë se Maqedonia ka arritur në një nivel të lartë dhe shumë pak nevojitet për tu kualifikuar në Kampionatin Europian 2020.
Një kohë të gjatë jam i lënduar dhe vërtet nuk e dija si do të sillej trupi im. Mirëpo kur pash se në Shkup atë atmosfer dhe se 20 mijë spektatorë kishte në tribuna, lash gjithçka anash.
“Maqedonia është këtu ku është. Me apo pa vetëdije kemi ardhur në situatë të këtillë. Polonia posedon formacion shumë serioz, por në aspekt kolektiv në ndeshjen e parë sinqerisht nuk i pashë shumë larg neve. Në këtë stadium të mrekullueshëm do të luajnë mirë, por këtë pres ta bëjmë edhe ne. Jemi të vetëdijshëm, ndoshta edhe jo si ne lojtarët ashtu edhe ju mediat se jemi në situatë të kualifikohemi në Kampionat Europian.
“Patjetër të hymë me koka të qeta dhe psiqikisht të jemi aty ku duhet të jemi. Pse mos të jetë nesër edhe një ditë historike për ne? Edhe më mirë do të ndjehemi të luajmë para një numri aq të madh të spektatorëve. Nëse duam Kampionat Eurpian, patjetër të adaptohemi në atmosferë të tillë, patjetër ajo të bëhet e zakonshme pasi në nivele të tilla ka shumë spektatorë”, deklaroi Stefan Ristovski.