KHF Çair, 4 fitore në 4 ndeshje, fitojnë edhe Gjorçe Petrovin  

Klubi i hendbollit për femra, Çair e ka shumë seriozisht. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Basri Latifi dhe Mia Islami njohin veq triumfe në sezonin e ri të Superligës së hendbollit të femrave, pasi edhe në xhiron e katërt të kësaj kampanje, triumfuan pa probleme ndaj Kometal Gjorçe Petrovit me rezultat 26:18.

KHF Çair ishte shumë më e mirë dhe më dominues në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” në Seravë, me Leonora Rrahmanin dhe Anastasija Nikolovska që shkëlqyen mbi parket, duke bërë diferencën për ekipin shqiptar.

Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por trajneri Latifi vendosi që tu jep hapësirë edhe vajzave të reja dhe atyre që kishin më pak minutazhën në ndeshjet e kaluara. Skuadra e Çairit nuk njohin humbje në katër xhirot e para, duke regjistruar po aq fitore, ndërsa tashmë futen në grupin e favoritëve së bashku me Kumanovën, Vardarin dhe Metallurgun.

Javën tjetër, KHF Çairin e pret derbi me Kumanovën në transfertë.  /InfOSport.mk

Leave a Reply