Momenti kur policia e Kosovës e kthen mbrapa drejtorin e Crvena Zvezdas (VIDEO)

Mediat serbe e kanë publikuar një video ku shihet drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdëss, Zvezdan Terziç teksa kthehet mbrapa nga një polic i Kosovës në pikën e kufitare në Jarinje.

Skuadra e njohur serbe, që këtë vit po luan edhe në Ligën e Kampionëve, ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit kosovar për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës.

I pari që tentoi të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Terziç, i cili kaloi pjesën e pikës serbe me lehtësi.

Terziç ishte ai i cili u ofrua tek pika kufitare me veturën e tij të hynte para autobusit, por përgjigja e policisë së Kosovës ishte negative.

Policia e Kosovës ia kërkoi fillimisht dokumentet, pastaj ia kumtoi lajmin se ai e ka te ndaluar hyrjen në Kosovë, me ç’rast u detyrua të kthehet pas.

Faqja serbe “Telegraf.rs” ka kapur momentin kur polici i Kosovës i thotë Terziçit që nuk mund të kalojë kufirin.

Ai e pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjeshtë, se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës.

Videon e diskutimit në mes të policit dhe drejtorit të përgjithshëm të Crvena Zvezdas, Terziç, mund ta shikoni më poshtë.

Leave a Reply