Periudhën e pauzës dy javore në kampionatin vendor, FC Shkupi do ta shfrytëzojë, duke organizuar dy ndeshje kontrolluese. Bardhekaltërit nesër do të ‘testohen’ në një ndeshje me skuadrën e të rinjëve të Shkupit, me takimin që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:00.
Ndërkohë takimin e dytë kontrollues e luajn përballë skuadrës së Ferizajit që garon në Superligën e Kosovës. Takimi ‘testues’ me ekipin kosovar do ta zhvillojnë të shtunën në Çair, nga ora 14:30.
Bardheblutë kampionatit i rikthehen me 19 tetor, ndërsa do të luajnë me FK Borecin në transfertë.