Të dielën në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 9-të, me të cilët u mbyll çereku i parë i kampionatit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Derbi mes rivalëve të mëdhenj, Shkëndijës dhe Vardarit u mbyll me barazim pa gola, me “kuqezinjtë” nga Shkupi që vazhdojnë të kryesojnë renditjen me 20 pikë, dy më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë, që dje mundi Sileksin me rezultatin e pastërt 2:0.
FC Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija GJ.P në transfertë, mirëpo i njëjti skuadrës nga Çairi i vlejti për tu ngjitur një pozitë më lartë në tabelë, kjo falë edhe disfatës 1:0 të Renovës të premten ndaj Rabotniçkit në Shkup.
Për “romantikët” ishte kjo fitorja e 3-të kampionale, pas së cilës ata ngjiten në pozitën e 7-të me 10 pikë, duke lënë pas vetes Sileksin me 9 pikë, dhe dy skuadrat e fundit në tabelë, Struga Trim Lum dhe Borecin, që kanë nga 8 pikë.
Në vijim pason një pauzë në kampionat për shkak ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese të vendit, ndërsa ndeshjet e javës së 10-të në program do jenë me 19 tetor.
RENDITJA TABELARE – LPFM | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|