Edi Reja bënë publike listën e futbollistëve, fton edhe kumanovarin Seferi

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, ka bërë publike listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e dy ndeshjeve eliminatore të tetorit, që “kuqezinjtë” do ti zhvillojnë kundër Turqisë (11 tetor) dhe Moldavisë (14 tetor), njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e të ftuarve ka edhe dy emra të rinj. Fjala është për sulmuesin kumanovar të Ksamaks, Taulant Seferi dhe talentin e Tuentes, Lindon Selahi.

Jashtë listës ka mbetur sërish sulmuesi Armando Sadiku, i cili këtë verë u transferua te Malaga, ndërsa gjithashtu edhe kapiteni MërgimMavraj.

Ndërkohë, në listën e pritjes, të gatshëm për grumbullim në rast dëmtimi të një prej lojtarëve, janë edhe kumanovari tjetër, Naser Aliji, Ivan Balliu, Ergys Kaçe, XhiakomoVrioni, Taulant Xhaka, Hysen Memolla, Endrit Çekiçi, Myrto Uzuni dhe Armando Broja.

 

Leave a Reply