Shkupi mesditën e kësaj të shtune do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin në duelin e vlefshëm për xhiron e 9-të në elitën e futbollit vendor dhe të fundit për ciklin e parë garues. Çairasit kërkojnë të vazhdojnë me fitore, pas atij triumfi në xhiron e fundit përballë Shkëndijës, ndërsa trajneri Qatip Osmani për ndeshjen e sotme do të ketë mungesë vetëm mbrojtësin Mevlan Adili për shkak të kartonave të verdhë, ndërkohë të gjithë futbollistët tjerë do të ketë në dispozicion.
Në vend të Mevlan Adilit në takimin me Makedonija Gjorçe Petrovin do të luaj Darko Ilieski së bashku me Fati Ismailin. Takimi Makedonija GJP-Shkupi do të zhvillohet sot në stadiumin në Gjorçe Petrov, duke nisur nga ora 15:00. /InfOSport.mk