Dhjetë ditë pasi u përballën mes veti në Shkup në duelin e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, Shkëndija dhe Vardari sërish vihen përballë kësaj rradhe në duelin kampional në kuadër të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor.
Kjo do të jetë përballja e parë kampionale mes dy rivalëve të mëdhenj në këtë kampanjë, ku “kuqezinjtë” nga Tetova pretendojnë të dalin me tre pikë, për më shumë që të mbajnë hapin me rivalin e sotëm në garën e gjatë për titullin e kampionit.
Aktualisht diferenca mes këtyre dy ekipeve është 9 pikë, në favor të “kuqezinjëve” nga Shkupi, të cilët kanë një seri prej 7 ndeshjeve pa humbje dhe 6 fitoreve të njëpasnjëshme.
Në anën tjetër Shkëndija pas startit të dobët rradhiti tre fitore në kampionat dhe një barazim pikërisht me Vardarin në Kupë, por seria pozitive u ndal javën e shkuar kur në Çair u mposhtën nga FC Shkupi.
Ndeshja Shkëndija – Vardari zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 15:00.