Marko Xhiampaolo gjatë verës së kaluar u emërua trajner i Milanit dhe nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me “Rosonerët”.
Nën drejtimin e tij, Milani në 6 xhirot e para ka marrë vetëm dy fitore, ndërsa në katër ndeshje ka pësuar disfata.
Në një intervistë për “La Lene”, Xhiampaolo ka zbuluar se si fëmijë ka qen tifoz i Interit. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të jep dorëheqje.
“Të jap dorëheqje? Asnjëherë. Unë asnjëherë nuk dorëzohem. Si fëmijë kam bërë tifo për Interin, por nuk jam këtu për ta shkatërruar Milanin. Jemi duke u përgatitur që ta mposhtim Xhenoan. Qëllimi jonë është që ta japim maksimumin. Milani është mbi interesat individuale”, – ka deklaruar Giampaolo.