Mesfushori shqiptar ka shkëputur kontratën me këtë skuadër, vetëm pas katër muajve të kaluara.
34-vjeçari iu bashkua klubit zviceran si një transferim i lirë nga skuadra italiane e Udineses, por aventura e tij në Zvicër nuk shkoi në mënyrën më të mirë.
Mediat zvicerane kanë raportuar se deri tek shkëputja e kontratës ka ardhur pasi Behrami fillimisht ishte përjashtuar nga klubi.
Ndërkohë në një intervistë për televizionin zviceran “RSI”, Behrami ka thënë se kontratën e ka shkëputur me marrëveshje të dyanshme.
Behrami e nisi mirë aventurën me Sionin, por më vonë nuk preferohej nga trajneri Henchoz dhe kjo e irritoi atë.
Tani lojtari do të shikojë mundësinë të largohet nga futbolli zviceran dhe në janar mund ta bëjë transferimin e radhës.
Për Behramin kjo ishte aventura më e shkurtër në karrierën e tij të bujshme, pasi ka luajtur për klube të njohura si Lacio, Fiorentina, Napoli, Uatford, Uest Ham, Hamburg, Verona dhe Xhenoa.